Mes miliarda yjesh,
njëri prej tyre mban emrin tënd.
Ka njerëz që i duam më shumë sesa mund t'ua themi me fjalë. Pikërisht për ta ekziston Yjësia: ti zgjedh një Yll në qiell, ne e kthejmë në një dhuratë të përjetshme!

Ka njerëz që s'mund t'ua thuash me fjalë sa vlejnë. Dhuroju një yll, që ta dijë edhe qielli.
Katër hapa deri te ylli yt
Zgjedh pakon
Zgjedhe pakon që i përshtatet më mirë dhuratës tënde; digjitale, standarde ose pako platinium.
Personalizo dedikimin
Vendos emrin e yllit, emrin e pranuesit, datën e veçantë dhe mesazhin personal.
Merr dhuratën
Ne e përgatisim me kujdes çdo detaj, sipas pakos që ke zgjedhur.
Shiko yllin tënd
Hape faqen personale të yllit dhe gjeje në hartën e qiellit, online ose fizike.
Certifikata & harta e qiellit.
Gjithçka që e bën dhuratën të veçantë:
- ✦Certifikatë e personalizuar me emrin e yllit, datën e zgjedhur dhe koordinatat.
- ✦Hartë unike e qiellit, ashtu siç dukej në datën që ke zgjedhur.
- ✦Faqe personale online me link unik për yllin tënd.
- ✦Mesazhi yt personal, i shkruar te ylli.
- ✦Pako Standarde vjen në kuti elegante, me letër premium.

Zgjidh dhuratën e duhur.
Tri paketa, të përgatitura me kujdes.

Pako Digjitale
Gjithçka të vjen në email brenda pak minutash pas porosisë: certifikata, harta e qiellit dhe linku i faqes personale të yllit. Zgjedhja ideale kur dhurata duhet të arrijë shpejt, kudo që ndodhet personi.
- ✦Certifikatë e personalizuar (PDF)
- ✦Hartë e qiellit (PDF)
- ✦Faqe personale e yllit (online)
- ✦Mesazh personal me email

Pako Standarde
Gjithçka nga pako Digjitale, plus një kuti elegante me materialet e printuara në letër premium. Një dhuratë që preket, ruhet dhe mbahet mend. Dërgim falas në Kosovë dhe Shqipëri.
- ✦Certifikatë e personalizuar (PDF + e printuar)
- ✦Hartë e qiellit (PDF + e printuar)
- ✦Faqe personale e yllit (online + e printuar)
- ✦Kartolinë me mesazhin tënd

Pako Platinum
Gjithçka nga pako Standarde, plus Case telefoni me emrin e yllit, pasqyrë LED me emrin e gdhendur. E gjitha në paketim luksoz.
- ✦Certifikatë e personalizuar (PDF + e printuar)
- ✦Hartë e qiellit (PDF + e printuar)
- ✦Faqe personale e yllit (online + e printuar)
- ✦Kartolinë me mesazhin tënd
- ✦Case telefoni me emrin e yllit
- ✦Pasqyrë LED me emrin e gdhendur
Çdo moment meriton një yll.
Dashuri
Thuaji "të dua" me një yll që mban emrin e njeriut të zemrës. Një dhuratë që s'përsëritet.
Ditëlindje
Harta e qiellit tregon si dukej qielli natën kur lindi.
Martesë & Fejesa
Kujtimi i ditës më të rëndësishme, me emrat e të dyve nën të njëjtin yll.
Lindje Fëmije
Një yll me emrin e fëmijës, një dhuratë që do ta ruajë gjithë jetën.
Përkujtim
Përkujto dikë që nuk është më mes nesh. Ylli do ta mbajë emrin e tyre përgjithmonë.
Tjetër
Çdo histori meriton një yll. Na trego tënden, ne e bëjmë të përjetshme.
Çdo yll ka një histori.
Yjësia të lejon ta tregosh.
Dhuro diçka të përjetshme.
Jepi dikujt një yll me emrin e tij. Të duhen vetëm disa minuta për një kujtim që zgjat gjithë jetën.
